Episodi i ndodhur në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut ka bërë xhiron e mediave ballkanasve ku protagonist u bë sulmuesi austriak Marko Arnautoviç dhe mbrojtësi shqiptar, Egzon Bejtullai.
Në një duel për topin, Bejtullai e përplasi keq sulmuesin austriak dhe e dëmtoi. Ky i fundit u bë protagonist duke shënuar golin e tretë për kombëtaren e tij dhe të nokautit për Maqedoninë e Veriut.
Në festën e golin, Arnautoviç ka sharë Bejtullain nga mamaja duke ju drejtuar me fjalët ‘’Të q**** nënën shqiptare’’. Në momentin e festimeve të golit, ndaj shokut të skuadrës reagoi dhe kapiteni i Austrisë, Davide Alaba i cili tentoi t’i mbyllte gojën sulmuesi Arnautoviç.
Rasti në fjalë është bërë publik nga mediat serbe e cila me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës. Marko Arnautoviç është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh.
Goli i realizuar nga Arnautoviç on Vidnews.
PANORAMASPORT.AL