Një këshilltar i bashkisë së Vlorës i cili nuk pranon të identifikohet me emër, e pranon publikisht se kërkesa që ata kanë firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.
FaxNews ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet se këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhërave të kryeministrit Rama.
Në audion e publikuar, sipas FaxNews, këshilltari thekson se ata kanë qenë të detyruar të firmosin shkresën që u ka ardhur megjithëse mendojnë se Dritan Leli ka punuar në Vlorë, por që gjithçka është politike.
Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër (Audiopërgjimi):
Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!
Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?
Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë. Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacoion.
Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?
Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!
Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.
Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!
Bashkëbiseduesi: E kuptoj
Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët
Bashkëbiseduesi: Do vi dhe vetë Rama?
Këshilltari: Po po do vijë dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente
Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë.
Vetëm pak ditë më parë me një shkresë të firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, u kërkua nga kryetarja Migena Balla, që me kryebashkiakun Dritan Leli të ketë një ballafaqim public. Në këtë mbledhje do të jetë dhe vetë kryeministri Edi Rama.