BallinaKryesoreHistoria e dhimbshme e 30-vjeçares: Burri ma futi tjetrën në krevat, flinim...

Historia e dhimbshme e 30-vjeçares: Burri ma futi tjetrën në krevat, flinim bashkë…

spot_img
spot_img

Një grua 30-vjeçare e cila është martuar në moshën 17 vjeç me dashuri, ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” si i rrodhën ngjarjet e jetës deri sot, kur thotë se ka mbetur në mes të katër rrugëve, edhe pse u martua së dyti, lindi një vajzë tjetër të cilën e braktisi.

Nga marrëdhënia e saj me burrin e parë erdhi në jetë një vajzë e cila tani është 11 vjeç. E reja tregoi se celebrimin e ka bërë pas lindjes se vajzës e cila ka mbiemrin saj.

Aktualisht vajzën e ka lënë tek babai, pra gjyshi i të miturës. 30-vjeçarja rrëfen se u nda nga burri i parë sepse ishte xheloz dhe në vitin 2013 krijoi një tjetër marrëdhënie nga e cila erdhi në jetë një vajzë tjetër e cila është 8 vjeç.

Mirela Milori: Si ndodhi?

30-vjeçarja: Më këtë të dytin më ka njohur një kushërira ime, goca ishte 3-4 vjeç, pas një muaj njohje, shkova të jetoj me këtë tjetrin sepse tek shtëpia që u ktheva tek babi, kisha llafe, debate.

30-vjeçarja tregon se nuk e ka dashur burrin e dytë dhe filloi jetesën me të sepse donte një vend ku të fuste kokën nga frika e kërcënimeve të bashkëshortit të parë.

Pas një viti erdhi në jetë vajza e saj e dytë e cila ka mbiemrin e bashkëshortit të parë pasi me të nuk ka kryer divorc.  Ajo shprehet se pas një viti, ku vajza as 40 ditë nuk kishte mbushur, është kthyer tek burri i parë.

Mirela Milori: Pse?

30-vjeçarjaE doja.

Mirela Milori: More vajzën e parë, le të dytën dhe u ktheve tek ai?

 30-vjeçarja: Po, thjesht e doja, ka qenë dashuria ime e parë dhe akoma e dua sado keq më ka trajtuar.

Ajo tregon se ishte dita kur do i bënte disa analiza vajzës së parë dhe që nga ajo ditë, iku tek burri i parë duke lënë vajzën e dytë tek shtëpia e burrit të dytë dhe sollën në jetë një djalë.

Mirela Milori: Si ishte ky ribashkim?

30-vjeçarja: Me shumë vështirësi, ma përmendte, më thoshte ti je martuar, do martohem dhe unë, fliste me lloj lloj femrash në telefon, unë isha xheloze, ai ma bënte për inat.

Tani gruaja shprehet se është penduar që e ka braktisur vajzën për ish-burrin e parë. Për të marrë hak, burri i saj i parë u nda me të dhe ndenjën 6 muaj të ndarë, ndërkohë që u martua me një tjetër dhe ajo ngeli shtatzënë. Nga dashuria e madhe që kishte për të ajo u rikthye sërish me burrin e parë dhe filluan të jetonin sërish bashkë në Kosovë, por në shtëpi i solli dhe gruan tjetër.

30-vjeçarja: Ma futi në krevat, unë flija me fëmijët, ai flinte me tjetrën.

Ajo tregon se tashmë burri jeton në Kosovë me gruan tjetër dhe këtë e përzë nga shtëpia që kanë në Vorë dhe i thotë që nuk i intereson fare dhe nuk i jep as Lekë për fëmijët. Madje thote se vjehrri i saj pi shumë dhe e keqtrajton, ndersa tani ka mbetur në mes të 4 rrugëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular