Policia e San Antonio të SHBA ka publikuar pamjet e të shtënave me armë zjarri, që u regjistruan më 15 prill, në aeroportin ndërkombëtar të këtij shteti. Zëdhënësja e policisë, Maria Medina ka sqaruar detaje nga ngjarja.
Kamerat e sigurisë kanë mundur të regjistrojnë të dyshuarin, i cili del nga një makinë me një pistoletë në dorë dhe nis të qëllojë me armë këdo që i dilte përpara. Nga të shtënat u vranë 2 persona ndërsa u plagos rëndë një efektiv policie. Policia reagoi me shpejtësi dhe arriti të arrestonte autorin.