Një 70-vjeçare të martën pasdite është aksidentuar në lagjen nr.11 të qytetit të Durrësit.
Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku një mjet ka përplasur kalimtaren dhe më pas është larguar.
Mësohet se 70-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar, si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Si më poshtë vijon njoftimi i plotë:
Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.