BallinaSocialeApeli për ndihmë/ Infermieri i QSUT ka humbur njërën këmbë, tani rrezikon...

Apeli për ndihmë/ Infermieri i QSUT ka humbur njërën këmbë, tani rrezikon tjetrën (Emri)

spot_img
spot_img

Një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rrezikon që të humbasë këmbën e tij për shkak të një sëmundje. Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT ka amputuar këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut të këmbës tjetër dhe barkut.

Mjekët në Itali i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut sa me shpejt që mos t’i rrezikohet jeta.

Reagimet nga kolegët e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ata i janë bashkuar apelit për ndihmë.

“Ai është një djalë plotë energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hallet e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë. Secili nga ne është i rrethuar nga hallet dhe problemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në halle dhe probleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit? Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballoj këtë problem shëndetësor!

“Ai dhe ne jemi bashkë për të?”, shkruan një prej kolegëve të tij.

Nr. tel: 069 313 3503

Apeli për ndihmë/ Infermieri i QSUT ka humbur njërën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular