BallinaAktualitetGripi i shpendëve ‘hyn’ dhe në Shqipëri, ja ku evidentohen 181 shpendë...

Gripi i shpendëve ‘hyn’ dhe në Shqipëri, ja ku evidentohen 181 shpendë të një ferme, asgjesohet gjithë tufa

spot_img
spot_img

Edhe në Qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare është shfaqur Gripi i Shpendëve. Rasti i fundit sipas këtyre burimeve është identifikuar në fshatin Garunjē në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit.

Me këtë rast Shërbimi Veterinar në Qarkun e Elbasanit ka konfirmuar se menjëherë janë kryer testet dhe në përfundim të tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm. Aktualisht janë marrë të gjitha masat e duhura për asgjësimin e menjëhershëm të shpendëve të infektuar dhe të gjithë tufës . Zyrtarisht raportohet se janë evidenduar të paktën 181 shpendë të gjitha nga një fermë.

Aktualisht ato janë asgjësuar për këtē shkak dhe është bërë edhe dezinfektimi i fermës dhe po mbahet në monitorim të rreptë e gjithë zona përreth. Shef i Shërbimit Veterinar për Qarkun e Elbasanit ,Fatmir Ozuni bëri me dije se infektimi mendohet të ketë ardhur nga shpendët migratorë.

foto galeri foto galeri

Ndërkohë Shërbimi Veterinar i kētij Qarku u ka bërë thirrje të gjithē fermerëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregtojnë shpendë për një periudhe të caktuar kohore. Sipas tij megjithë thirrjet e vazhdueshme të Shërbimit Veterinar kjo thirrje po kundërshtohet nga fermerët të cilët shprehen se me këtë punë mbajnë familjen dhe nuk mund të mos tregtojnë shpendët përderisa nuk kanë ende raste të dyshimta.

Njëkohësisht fermerëve ju kërkohet se në rast se vërejnë simptoma të gripit tek shpendët të njoftojnë menjëhere autoritetet përkatëse pasi në rast të konsumimit të mishit të infektuar mund të shfaqen probleme shëndetësore.Gjithsesi shpresohet që fushatat sensibilizuese të kenë ndikim te fermerët për të evituar pasojat te shëndeti i popullatës.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular