Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, eksperti i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar edhe nisjen e dialogut ditën e sotme midis palës kosovare dhe asaj serbe, si edhe katër pikat që parashtroi Albin Kurti përballë palës serbe, duke i cilësuar ato si mjaft inteligjente dhe që për herë të parë në 5 vitet e fundit e vendosin si të barabartë në dialog palën kosovare me atë serbe.
‘E kam ndjekur me shumë vëmendje, për aq sa është bërë publike nga deklaratat e palëve.
Ky është takimi i parë i një përfaqësuesi të Serbisë dhe Kosovës, ku një përfaqësues i Serbisë del nga takimi i tensionuar, dhe le të themi turivarur.
Po të kujtoni, pas çdo takimi të kësaj natyre në 5 vitet e fundit, përfaqësuesit e Serbisë kanë dalë të lumtur duke thënë që morën këtë apo fituam këtë.
Dhe pala shqiptare, pavarësisht kush ka qenë negociator, është angazhuar gjatë në një situatë shfajësuese.
Sepse raporti ka qenë që Serbia ka kërkuar dhe pala kosovare është dashur të akomodojë apo jo kërkesat e Serbisë.
Është hera e parë në 5 vite, që një përfaqësues i Serbisë del turivarur, dhe kjo për mua është shpresëdhënëse që raportohet po kthehen në normalitet, dhe Kosova dhe Serbia po ballafaqohen si të barabartë.
Kam qenë në bindjen time ime që Albin Kurti edhe kur ka qenë në opozitë edhe në fazën paraprake të dialogut ku sulmohej nga shumë opinionistë, por edhe këtu në Tiranë, që po i tremben.
Albin Kurti ka luajtur një strategji diplomatike shumë inteligjente.
Në mënyrë të pavetëdijshme shpesh edhe naive, shqiptarët këtu, nuk përjashtoj askënd, ne kemi ekspozuar ndaj Serbisë pikën tonë të dobësisë.
Pika jonë e dobësisë në mënyrë të pavetëdijshme, për ecurinë e Kosovës duhej që Serbia të pranonte Kosovën.
Ekspozimi dispropocional i kësaj nevoje që Serbia ta pranojë Kosovëën se kjo ka lidhje me paqen, dhe Serbia e ka shfrytëzuar në mënyrë ekselente diplomatike në këto 5 vite, ka ngritu lobim mbi këtë dobësi, ka krijuar kriza në Kosovë mbi këtë dobësi, e ka shfytëzuar në mënyrë perfekte këtë dobësi, ka krijua miqësi në Bruksesl por edhe në Ëashington mbi këtë dobësi.
Albin Kurti duke e zhvlerësuar në fazën e parë të dialogut këtë ide, duke thënë se po dialogu është i rëndësishëm por nuk është prioritet i qeverisë së tij, por edhe më tej, por sidomos me katër pikat që i ka kërkuar si palë kosovare Serbisë, maksimalisht më duket qëndrim shumë dinjitoz, shumë inteligjent, shumë i fortë
Me këto katër pika, Albin Kurti ia ka arritur që të pozicionojë veten si të barabartë me Serbinë.’