Spanja e rinovuar e Luis Enrikes krijoi volum loje, pati disa raste për të shënuar, por në fund u largua me vetëm një pikë në ndeshjen hapëse të saj në këtë europian përballë Suedisë.
Takimi u mbyll 0-0. Spanjollët kontrolluan gjithçka me zotërim topi 75 për qind, por volumi i lojës nuk u konkretizua në gol, falë mungesës së përvojës, fatit dhe të një lideri në fushë.
Enrikue e nisi lojën me Moratan në qendër të sulmit, ndihmuar nga Olmo dhe Torres, por sulmuesi i Juventusit pak e justifikoi besimin e dhënë nga trajneri
Ndërkohë, Suedia vijon “rekordin” e asnjë fitoreje ndaj Spanjës që prej vitit 2006. Kjo ishte dita e parafundit e ndeshjeve të para të fazës në grupe, që mbyllen të martën me supersfidën Francë-Gjermani.