Artan Hoxha: “Ambasada e SHBA ka një listë të lokaleve ku nuk duhet të qëndrojnë qytetarët e saj”

0
237

Gazetari Artan Hoxha thotë se Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një listë të lokaleve, për të cilat u ka bërë thirrje qytetarëve nga SHBA që t’i shmangin.

Ndërsa komentoi aksionet e befasishme te RENEA-s në disa qytete, gazetari shprehet se u dha një mesazh për grupet kriminale dhe qytetarët në vend që të qëndrojnë larg ambienteve që frekuentohen nga kontingjentet e krimit.

Hoxha u ndal edhe te aktivizimi i RENEA-s në operacione “zhytje” për kërkimin e armëve të përdorura në ngjarje kriminale.

“Bossët e krimit nuk luftojnë ngrenë duart lart dhe shkojnë paguajnë prokurorin dhe gjyqtarin. Ata që janë shqetësuar për këtë punë duhet t’i bëjnë presion prokurorit. Nuk është bërë nga ata që e dinë por nga ata që kanë mungesë informacioni. Kur ndërhyn FSK në Kosovë. Apo në Amerikë të thotë ai mos bëj asnjë lëvizje se të fut plumbin. Kur hyhet në një lokal me element të krimit. Kjo synohet që njerëzit të mos shkojnë atje. RENEA u ka bërë të qartë qytetarëve që këto lokale janë vende ku qëndrojnë personazhe të krimit. Ambasada amerikane ka një listë të lokaleve që i kërkon shtetasve të vet ku nuk duhet të qëndrojnë. Ne po hiqemi si të jemi në Londër. Kujt do i mbyllë policia lokalin Edison Begajt? As nuk guxon ta kthejë kokën. Tashmë do presim një hetim të prokurorit pse ai personi lëviz i armatosur.  I kam parë njerëzit shumë të shqetësuar pse futet RENEA duke kërkuar armën e krimit. Kë të fusin? Inspektorin e lagjes. Shteti shqiptar nuk ka një repart zhytësash. Kush do kërkonte, komisariati apo prokurori”, tha Artan Hoxha.

“Tani RENEA duhet të pajisjet edhe me detonatorë që të kërkojë në ujë. Ne duhet të ankohemi që RENEA të mos kërkojë me dorë port ë ketë një detektor. RENEA duhet të ketë një angazhim më të shumtë  në luftën kundër krimit. RENEA ka grupin e zhytjes. Këto lloj operacionesh si ai që është bërë në Nikël. Këto kanë brenda demonstrim forcash. Nëse në Vlorë një personi i bëjnë atentat dhe del prapë në Lungomare është demonstrim force dhe shteti kundërpërgjigjet me operacion. Ka qenë gjithsej 36 policë.

Sigurisht që krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë por me hetime disa vjeçare. Kur prokurori nuk i bën hetimet dhe gjykata i liron, ai polici ka zero kurajo për ta kapur atë në mes të qytetit. Kujt polici në Shkodër ia mban të hyjë në Kiras. Duhet urdhri i prokurorit. Sot grupet kriminale kanë studiot më të mira ligjore. Të gjitha lokalet kanë qenë në pronësi të personave të botës së krimit ose atje ku ushtrojnë aktivitetin e tyre personat e botës së krimit”, u shpreh gazetari në emisionin “Radari Informativ” në ABC.