Vrasja e një 20-vjeçares Caroline, para foshnjës së saj ka tronditur mbarë opinionin publik. Mediat greke sapo raportuan se vrasësi i 20-vjeçares është burri i saj.
Për një kohë të gjatë, oficerët e policisë kishin në duart e tyre prova që inkriminonin pilotin, ndërsa gjatë dëshmisë së tij të parë ai kishte rënë në kontradikta, duke mos dhënë përgjigje bindëse për oficerët e policisë për mënyrën se si ndodhi grabitja në shtëpinë e tyre si dhe karakteristikat e autorëve të dyshuar.
Ora “inteligjente” e nënës 20-vjeçare tregoi kohën reale të vdekjes së saj, e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Ai gjithashtu nuk kishte përgjigje bindëse për mënyrën se si telefonoi policinë, por edhe për faktin se telefoni celular u përdor gjatë orëve kritike kur gjoja ishte i lidhur nga grabitësit.
Vijon..