Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim përfundimtar për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit special të VKM për transferimin e pronës dhe vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit.
Tashmë pas një seance maratone që filloi sot në orën 10 t ëparadites, trup agjykuese do të marrë një vendim për Teatrin Kombëtar.
‘’Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e teatrit.
Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar.’’- tha avokatja Adriana Kalaja.
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2021/06/17/padia-e-presidentit-te-republikes-gjykata-kushtetuese-terhiqet-per-te-marre-vendimin-perfundimtar-per-teatrin-kombetar/ […]
Comments are closed.