Trafiku i 613 kg kokaine, Apeli i Posaçëm jep vendimin, ja me sa vite burg dënohet Arbër Çekaj

2
271

Apeli i Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokaine, që u kap në Portin e Durrësit.

Raportohet se Apeli i GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për administratorin e kompanisë, Donaldo Lushajn, dhe 8.8 vite për shoferin Armando Pezakun.

Siç raporton gazetarja Lala, këto vite janë nga gjykimi i shkurtuar që përfitojnë të arrestuarit, ndërsa pa gjykim të shkurtuar Çekaj ka 21 vite burg, Lushaj 16 dhe Pezaku 13.

Arbër Çekaj nuk ka bërë asnjë reagim pas shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO, por e ka pritur atë i qeshur.

 

 

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: startnews.news/2021/06/18/trafiku-i-613-kg-kokaine-apeli-i-posacem-jep-vendimin-ja-me-sa-vite-burg-denohet-arber-cekaj/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2021/06/18/trafiku-i-613-kg-kokaine-apeli-i-posacem-jep-vendimin-ja-me-sa-vite-burg-denohet-arber-cekaj/ […]

Comments are closed.