Ngjarja e rëndë ajo e përdhunimit të një shqiptare, pastruese në Greqi ka shkaktuar reagime të forta në Athinë.
Është ngritur një çështje penale kundër 37-vjeçarit me origjinë nga Bullgari, i akuzuar për përdhunimin e një pastruese 50-vjeçare në Petralona. Gruaja shqiptare është dërguar për mjekim në spital
“Me too” është motoja e protestës së grave, që po reagojnë edhe kundër ngjarjes tragjike të vrasjes së 20-vjeçares nga ana e bashkëshortit të saj 36-vjeçar, që ka shkaktuar shumë bujë në mediat botërore.
Sipas mediave greke, shqiptarja e cila ishte punonjëse pastrimi kishte shkuar si çdo javë për të pastruar shkallët dhe ashensorin e pallatit kur u tërhoq me dhunë dhe u mbyll në shtëpinë e shtetasit bullgar.
Në protestën e sotme .ata kanë kërkuar nga policia greke arrestimin dhe dënimin e autorit të këtij krimi makabër.
Gruaja arriti të shpëtonte nga ballkoni, duke kaluar në banesën tjetër, por ajo u përdhunua për 7 orë. Banorët vendas thirrën policinë, e cila fillimisht rrethoi zonën dhe më pas, kur u lëshua një urdhër kërkimi nga prokurori dhe në prani të një zyrtari gjykate, një ekip i EKAM bastisi banesën. Sidoqoftë, okupatori dhe autori i përdhunimit tashmë kishte arritur të shpëtonte.