BallinaKronikeSulmohet shqiptari në Itali, në gjendje kritike për jetën

Sulmohet shqiptari në Itali, në gjendje kritike për jetën

spot_img
spot_img

Një shqiptar është qëlluar me sende të ndryshme dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Firence, Itali dhe bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili punonte ne sektorin e drurit.

Sipas të dhënave të mediave të vendit fqinj, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndodhet i shtruar në reanimacion.

Policia e stacionit të Val di Pesa, që ndërhyri e para në vendin e ngjarjes ka nisur dhe hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Pistat e hetimit janë të ndryshme, ndërsa nuk përjashtohet dhe përdorimi i një arme, por deri tani nuk ka të dhëna zyrtare.

Disa dëshmitarë janë marrë në pyetje, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për personat që e kanë sulmuar 44-vjeçarin shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular