BallinaAktualitetAnëtari i Këshillit Kombëtar të PD në SHBA, takime në Federatën Panshqiptare...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD në SHBA, takime në Federatën Panshqiptare “VATRA”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gjok Vuksani ndodhet në SHBA ku ka pasur një sërë takimesh me personalitet shqiptare atje. Në këto takime z.Vuksani mori pjesë në promovimin e librit per Nënë Terezën nga Prof.Ines Murzaku si dhe pati të tjera takime të rëndësishme.
Lajmin për këto takime e jep vet z.Vuksani në rrjetin social në FB teksa shkruan: – “Sot ne Federatën Panshqiptare VATRA ne New York u promovua libri per Nënë Terezen nga Prof.Ines Murzaku. Kumtesat e mbajtura nga personalitete te fushave te ndryshme evokuan figurën shumë dimensionale te saj dhe ndihmesen e Nënë Terezes ne promovimin e vlerave kombetare . Faleminderit per ftesen Federates Vatra si voter e shqiptarizmit dhe promovimit te vlerave kombetare…”. Në një tjetër status në FB z.Vuksani shkruan:Darke pune me Dr.Pashko R. CAMAJ  nenkryetarin e Federates Panshiptare Vatra ne New York. Dikutuam per situaten politike ne Shqiperi , zhvillimet pozitive ne Malsi dhe veprimtarine e jashtezakonshe te Vatres ne promovimin e vlerave kombetare. Gjithmone takimet me z.Camaj jane mbreselenes  si nje shqiptar i shquar qe  arritjet e tij profesionale i vendos ne funksion te shqiptarizmit dhe progresit te kombit”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular