Pas masakrës për shezllonët në plazhin e Velipojës, në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Prania e tij në skenën e krimit me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve, hotelet e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit
Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës
Gazetari Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të paftyrë” Veliun, duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi.
Statusi i plotë i gazetarit Elvis Nabolli:
Ky është drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!
I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!
I paftyre….
Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!
Rezultati dihet… si sonte!!