Biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç mbeti i vrarë gjatë konfliktit me armë pas mesnatës së kaluar në Velipojë. Ferracaku ishte pronar i hotel ‘Fantazia’ në Velipojë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani.
Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës. Familja e tij kishte dhe biznese të tjera në Shkodër dhe Velipojë.
Nga konflikti ka mbetur i plagosur dhe Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit dhe xhaxhai i Arjanit, që sipas policisë së bashku me Elmilind Dylin, 17 vjeç, gjithashtu i palgosur dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.
Shkak për vrasjen u bë konflikti për vendosjen e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.