Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Basha shkruan në Twitter, se Rama me postimin cinik pasa ngjarjes së rëndë, nuk e fsheh dot përgjegjësinë, por tregon se shteti ka rënë në gjunjë para krimit
Reagimi në Twitter i Lulzim Bashës:
Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik
Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.