Pas përplasjes me 4 të vrarë në Velipojë, kryeministri Rama postoi një foto nga plazhi i Velipojës, ku shkruante: Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur! Foto ka provokuar një lumë komentesh negative në profilin e kryeministrit, ndërsa qytetarët i kujtojnë të mos tallet me këtë ngjarje të rëndë.
“Velipoja e përgjakur nga administrimi i bukur i policisë” shkruan një komentues. “O shoku se po ma heq trurin, atje nuk është tharë akoma gjaku i katër të vrarëve ti i bën reklamë” shkruan një tjetër. “Mirëmëngjes gjigandi 4 të vdekur… ku ka më bukur… të paktën mo tall l””et” i kërkon një komentues tjetër, kryeministrit që më pas u detyrua ta fshijë statusin e tij nga Facebook.