BallinaAktualitet9 viktima për 2 ditë/ Ministri i Brendshëm lan duart: Policia nuk...

9 viktima për 2 ditë/ Ministri i Brendshëm lan duart: Policia nuk ndal dot krimet

spot_img
spot_img

“Policia nuk mund të ndjekë çdo makinë në vend dhe as të parandalojë një sherr në orën 01:00 të mëngjesit,” ky është thelbi i reagimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për ngjarjet tronditëse të fundjavës

Ndërsa vendi shënoi nëntë viktima brenda dy ditësh, pesë në aksidente dhe katër në një përplasje me armë në Velipojë, konferenca për shtyp e ministrit të Brendshëm dukej më tepër si një manovër për të hedhur fajin.

Çuçi e kaloi fajin për situatën e rëndë te prokurorët dhe gjyqtarët, që nuk dënojnë si duhet ata që arreston policia. Më pas, ministri tha se policia nuk ka lidhje me parandalimin e krimeve. Në mënyrë të habitshme, ministri tha se qeveria nuk ka lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë.

Ngjarjet e fundjavës tronditën rëndë opinionin publik. Familja Gushi me katër persona u shua në një aksident në aksin Fier-Vlorë. Më pas një i moshuar u vra nga një makinë në Tiranë. Ndërkohë ditën e djeshme, të dielën, katër persona u ekzekutuan në një përplasje me armë zjarri në Velipojë, për ndarjen e shezlloneve të plazhit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular