BallinaAktualitetNgjarjet kriminale/ A do jetë ministër i Brendshëm në shtator, përgjigjet Bledi...

Ngjarjet kriminale/ A do jetë ministër i Brendshëm në shtator, përgjigjet Bledi Çuçi

spot_img
spot_img

Ministri i Brëndshëm, Bledi Çuçi u shpreh sot se policia nuk ka faj për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit ku humben jetën 8 persona.

Por a do vijojë të jetë ministër në shtator?

Çuçi tha para gazetarëve tha se deri ditën e fundit do ta ushtrojë detyrën e tij me përgjegjësi maksimale, pa folur për afate konkrete.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Sandër Lleshaj, i cili pati deklaruar se në fytyrën e çdo polici, qytetarët do të shihnin atë vetë, Çuçi iu sugjeroi gazetarëve të mos shohin tek ministri i Brendshëm drejtorin e Policisë.

“Sa i përket qëndrimit tim në detyrë, do të doja që tek ministri i brendshëm mos të shihni drejtorin e policisë, shihni ministrin e brendshëm. Ka qenë fushata dhe me dashje kam zgjedhur të mos kem profil të lartë për të qenë i paanshëm gjatë fushatës, por kjo nuk ka të bëjë fare me faktin nëse unë do të jem apo nuk do të jem në shtator ministër i brendshëm. Deri ditën që do jem do ta ushtroj këtë detyrë me përgjegjësinë dhe angazhimin më të lartë”, deklaroi ministri Çuçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular