BallinaAktualitetParalajmeron drejtoresha e ISHP: Nëse vjen Delta, Shqipëria do te...

Paralajmeron drejtoresha e ISHP: Nëse vjen Delta, Shqipëria do te…

spot_img
spot_img

Zyrtarisht Shqipëria mbetet ende jashtë hartës së vendeve të prekura nga varianti Delta i Covid, që po përhapet me shpejtësi në Europë dhe që së fundmi u konfirmuan edhe dy raste në Kosovë.

Autoritetet shqiptare shpresojnë që ky mutacion të mos e prekë vendin tonë, por shtojnë se po përgatiten që për të kundërtën, ku në plan është edhe rishikimi i masave kufizuese, duke i ashpërsuar ato.

“Nëse do ketë variante të reja do rishikojmë masat. Ne nuk jemi imunë, ose të mbrojtur nga variante të caktuara. ISHP bën kërkime për të verifikuar prezencën e Deltës, por nëse e ke komshi prite se do të të vijë në shtëpi. Me hapjen që kanë pësuar edhe shtetet e tjera, grupet e të rinjve janë të parët që duan të lëvizin. Ajo që synojmë është mburoja vaksinale. Persona që pas vaksinimit janë në situatën që përjetojnë shumë pak nga simptomat. Format e reja mutante, apo variacione të reja, kanë sjellë në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja. Ne me mbulesën vaksinale duam të cekim edhe mosha të tjera që e bën më të lehtë për të menaxhuar këtë situatë”, deklaroi në një intervistë për Report TV, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publike, Albana Fico

Fico bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen, ndërsa duke bërë një panoramë të gjendjes së pandemisë në vend kërkoi vetëpërmbajtje dhe respektim i masave parandaluese, edhe pse rastet e reja kanë rënë në shifra minimale.

“Jemi ende në një periudhë pandemie dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të ndërmarrë ato hapa që na çojnë të sigurt drejt përmbylljes së kësaj sfide. Ne nuk mundemi të hiqemi nga fakti që jemi pjesë e një komuniteti ndërkombëtar, që për një pjesë shtetesh ka lejuar lëvizjen”, tha Fico.

Një faktor, që sipas Ficos ka ndikur në këtë shifra është edhe stina.

“Covid s’e pëlqen verën. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka përfunduar. Sot jemi në ditë më të mira, por pandemia s’ka mbaruar. Jemi munduar t’i japim frymë turizmit dhe ekonomisë. Në vlerësimin tonë është bërë më e mira e mundur duke pasur parasysh se kjo bëhet duke u mbështetur në indikatorët e mundur”, deklaroi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular