Dy sfidat e djeshme të Kampionatit Europian rezervuan rezultate të çmendura ku u shënuan në total 14 gola.
Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për tu kualifikuar në çerekfinale. Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave
Por e djeshme si duket ka qenë dita e një tifozi i cili ka qëlluar me rezultatin e tij duke fituar plot 106 mijë euro. Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe. Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej.