BallinaAktualitet“Më rriti nëna me bukë e kripë erdhi Audi më vrau pa...

“Më rriti nëna me bukë e kripë erdhi Audi më vrau pa mëshirë. Ti më vrave dhe kurrë s’më qave!”

spot_img
spot_img

“Ku janë vajzat e mia? Ku është djali im? Jam vrarë shumë shpirtërisht! O zot çfarë më bëre. Më more katër fëmijë”.

Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes, Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, mes lotësh e vuajtjesh familjarë, të afërm dhe jo vetëm u mblodhën sot në një protestë homazh në qendër të qytetit të Fierit.

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar dhimbjes së familjarëve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Levan-Vlorë

Ata kanë protestuar me pankarta në duar në qendër të qytetit, duke kërkuar drejtësi mbi ngjarjen.

Në njërën prej pankartave shkruhej, “Erdhëm me këngë dhe nëna na priti në vaj”, ndërsa në të tjera citohej, “Do doja të jetoja më shumë me motrën dhe prindërit e mi, por ti më vrave dhe kurrë s’më qave!”, “Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër!”, “Më rriti nëna me bukë e kripë erdhi audi më vrau pa mëshirë!”.

Familja fatkeqe sapo kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Rrugës për te gjyshërit e tyre në Vlorë, pësuan edhe aksidentin. Automjeti i tyre u godit me forcë shumë të madhe nga pas nga një mjet audi me motor të madh dhe që drejtohej nga një 22 vjeçar problematik në timon.

Shpejtësia me 220 kilometra në orë e shkatërroi tërësisht mjetin e familjes Gushi, aq sa ishte e vështirë për të nxjerrë edhe trupat më pas.

Familjarët kanë marrë ditarin e njërës prej vajzave, Anastasias, e cila rrëfente se sa e lumtur ishte që do të vinte në Shqipëri. Ajo filloi të shkruante që një muaj para pushimet që do kalonte në Shqipëri, e do të takonte njerëzit e saj të dashur.

Anastasia shkruan më 15 qershor: “Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua që kur të vete në Shqipëri, të dal dhe të blej shumë gjëra. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blej shumë gjëra. Po nuk vajtëm, se di, por babi do na blejë tabletë të dyjave. Bëj shaka, dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se s’bëj dot mësimet. Dua të shikoj një video për mësimet ose të bëj test online, nuk e bëj dot. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm, u kënaqa. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rri dhe babi do iki në punë.”/TopChannel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular