BallinaAktualitetVarianti Delta në qarkullim/ Mjeku Skënder Brataj flet për valën tjetër të...

Varianti Delta në qarkullim/ Mjeku Skënder Brataj flet për valën tjetër të COVID

spot_img
spot_img

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka takuar një mjek shqiptar dhe të dy janë të mendimit se e keqja më e madhe e pandemisë ka kaluar.

Brataj shkruan se nuk do të ketë më valë COVID në Shqipëri si ato që kaluan teksa ka bërë thirrje që vaksinimi të vijojë edhe për moshat nën 18 vjeç.

Për të gjithsesi duhet të vijojë kujdesi për pandeminë e cila nuk ka mbaruar dhe kjo bëhet në dy rrugë, respektim i masave dhe vaksinim masiv

VITI I PANDEMISË NXORRI DHE NA NJOHU ME SA PASURI INTELEKTUALE KEMI NE SHQIPTARËT NËPËR BOTË

Profesionistët tanë, kudo që ishin, dhanë nje konribut të çmuar nëpërmjet intervistave, eksperiencave, këshillimeve dhe njohurive shkencore, në të gjitha mediat shqiptare. Jo rrallë po ndodh të takohemi edhe fizikisht me ta. Kësaj here, pata kënaqësinë të kisha për vizitë në Qendrën Kombëtare te Urgjencës Mjeksore , Dr.Arban Domi. Pasi biseduam për shëndetin dhe hallet tona, për çfarë mund të flisnim tjetër? Kuptohet, për vitin e pandemisë, sëmundjen, SarsCov2/Covid-19. Shkëmbimi i eksperiencës, edhe në këto ditë të nxehta korriku, ishte i domosdoshëm.

Dr. Domi, me atë qetësinë e tij, të  dëgjon me kujdes, të kritikon me kulturë,  të përgjigjet shkencërisht dhe të falenderon miqësisht për atë që kemi bërë në këto muaj pandemie: Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të dy e mendojmë njësoj: E keqja më e madhe ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që kaluam! Vaksinimi duhet të vazhdojë në masë! Vaksinimi duhet të bëhet edhe nën moshën 18 vjeç!

Kujdesi për një pandemi që nuk ka mbaruar duhet të jetë në vazhdim, me respekt im të masave dhe vaksinim në masë.

FALENDERIM për kontributin e të gjithëve ju, kudo që jeni!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular