Një 50-vjeçar ia ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbas.
Policia gjithashtu njofton se se dyshohet se personin me incialet D.M vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.