BallinaKronikeVIDEO/ Aksidenti i trefishtë në Sarandë, turisti slloven: Makina ishte me shpejtësi,...

VIDEO/ Aksidenti i trefishtë në Sarandë, turisti slloven: Makina ishte me shpejtësi, dukej si pa frena

spot_img
spot_img

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, në vendin mbi hotel Bugainville.

Mjeti tip tip KIA me drejtues Emro Çela, banor i Sarandës, ka zbritur nga një rrugë dytësore dhe ka pësuar  difekt teknik duke përplasur  fillimisht me mjetin e një turisti slloven dhe më pas i ka prerë rrugën një mjeti që po kalonte, duke përplasur këtë të fundit dhe një  mjet tjetër pas tij

Drejtuesi i mjetit KIA është plagosur lehtë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme.

Miha, turist slloven, i ardhur sot me bashkëshorten e tij në Sarandë, drejtues i njërit prej mjeteve i përfshirë në aksident na tregoi:  “Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend, ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshe, siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s’i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër. Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbegët e makinës. Kishim vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishim arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japm dhe deklaratën tonë në polici.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular