Shqiptari Mërgim Halili është cilësuar si hero në Finlandë, pasi ka shpëtuar një familje në banesën që po digjej.
Sipas gazetës vendase “Helsingin Sanomat” ngjarja ndodhi në Minttutie, lagjen ku jetonte shqiptari.
Me gjithë rrezikun që i kanosej ka hyrë në shtëpi duke ndihmuar çiftin e të moshuarëve që të largoheshin nga banesa e tyre.
Disa persona të tjerë shqelmuan derën, ndërsa shqiptari ia doli që ti nxirrte nga banesa. Mërgim Halili u ndihmua edhe nga bashkëshortja e tij.
Juha Virolainen nga Departamenti Qendror i Shpëtimit pohoi se shtëpia ishte përfshirë e gjitha nga flakët kur arritën zjarrfikësit.