Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë
Raportohet se janë përplasur 4 mjete, ku për pasojë janë plagosur disa 4 persona.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe rrethanat e aksidentit.
Raportohet se mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Ndërkaq si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar përgjatë superstradës.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.