Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.
Kombëtarja e “tre luanëve” shkatërroi 4-0 Ukrainën duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në fazën tjetër të “Euro 2020”.
Anglezët e nisën shumë mirë ndeshje dhe gjetën golin e parë në min e 5’ kur realizoi Harry Kane. Futbollistët anglezë vazhduan me sulme, por pjesa e parë u mbyll 1-0. Anglia e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Harry Maguire në min e 46’ dhe Harry Kane në të 50’ për 3-0.
Goditjen përfundimtare Ukrainës ja dha Jordan Henderson me golin e tij në min e 63’, për rezultatin 4-0.
Anglia në gjysmëfinale do të përballet me Danimarkën.