Këngëtarja Ronela Hajati pas publikimit të këngës “Alo, Alo” ka qenë e ftuar në emisionin show “Binjakët” dhe gjatë intervistës, pyetjes se çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje, ajo iu përgjigj: “I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”.
Kjo përgjigje u komentua si një thumb tjetër për ish-in Young Zerka. Pavarësisht ndarjes, Ronela Hajati dhe Young Zerka vazhdojnë të përfliten në mediat rozë.
Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar te “Soiree”, ku foli jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën private. Pak kohë më parë, artistja ka lancuar albumin “Rron”.
Ajo tregoi se këtë emër e ka përzgjedhur nisur nga vetë emri i saj ‘Ronela’, të cilin ia ka vendosur i ati, por edhe sepse dëshiron që këngët e saj të rrojnë gjatë dhe të lënë gjurmë. Mirëpo, ajo nuk mundi t’u shpëtonte dot edhe pyetjeve pikante, sigurisht në lidhje me ish-partnerin e saj, Young Zerkën.
“Edhe pse jeni ndarëai rron ende brenda teje, sepse…?”, ishte pyetja që iu drejtua këngëtares, e cila u përgjigj: “Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje. Përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë lamtumirë”.
Ndërkohë, pyetja e radhës ishte: “Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?”. Ronela Hajati u përgjigj menjëherë: “Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim nuk është e përjetshme”.
Ndërsa në një postim të mëparshëm në “Instagram”, ajo shkroi se ka festuar edhe kur para një ore qante apo kur e mbyste dhimbja pa e parë askush. Ronela Hajati u shpreh se ka pasur momente kur pyeste veten “A mund të shkojë më keq se kaq? Dhe po, shkonte”. Por shtoi se në të tilla raste e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të bëhesh e fortë.
Ndërsa ndau edhe një mesazh për ndjekësit: “Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemrën copë’ dhe m’u kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para një orë qante, edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e nje gruaje është një oqean me mistere”.
Para disa muajsh u mësua se ajo dhe Zerka nuk kishin më asnjë kontakt me njëritjetrin, duke i bërë të gjithë të mendojnë se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Por, ndonëse beqare, si një vajzë që i përket botës së muzikës, Ronela e ka përzgjedhur që tani këngën e dasmës së saj.
E ftuar tek “ABC e pasdites”, këngëtarja zbuloi se kënga që i ka “vjedhur” zemrën është “Is This Love”. “Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë, sepse pavarësisht se ka atë valsin e dasmën për të kërcyer, ajo titullohet “Is this love”. Që do të thotë në fund të ditës unë prapë do dyshoj se edhe ai që e kam ndarë mendjen për ta pasur është i duhuri”.
Gjatë disa pyetjeve të shpejta, Hajati tha se nuk është fare xheloze në një marrëdhënie. “Alo, Alo”, një nga këngët hit prej vitesh të Festivalit të Këngës të Kënduara nga artistë si Luan Zhegu, u kthye në mollë sherri mes Ronela Hajatit dhe autorëve të këngës. Hajati e risolli këngën “Alo” pak ditë më parë, në një bashkëpunim me reperin kosovar, Vig Poppa, një këngë e punuar dhe e përshtatur me trendet e vitit 2021.
Por që në nisje të tij i lajmëron njerëzit për risjelljen e projektit të shumëdëgjuar në Festivalin e 26-të me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Osman Sulës, që u vlerësua asokohe me çmimin e dytë. Bashkëpunimi i Ronelës dhe Vig numëron deri mijëra klikime duke provuar kështu faktin se projekte të risjella nga vitet e mëparshme janë gjithmonë të suksesshme për shkak të nostalgjisë që mbartin në vete dhe kuriozitetin e risjelljes së tyre.
Por bashkë me suksesin ka ardhur dhe sherri, duke rikthyer dhe një herë konflitin e e të drejtave të autorit, çështje ende e pazgjidhur në Shqipëri. Nuk vonoi dhe Agim Doçi foli kundër Ronela Hajatit, pasi këngëtarja i ‘vodhi’ tekstin e “Alo Alo”. Në referencat e cituara nga Hajati në kanalin e saj zyrtar në “Youtube”, ajo nuk harroi të citonte personin që ishte kujdesur për paraqitjen e saj të jashtme, për veshjet e saj, Zaimina Vasjari, ndërsa për sa u përket të drejtave të autorit, këngëtarja ka vendosur emrin e Osman Mulës, për vijën melodike.
Ronela Hajati ka rikthyer këngën “A do të vish”, të kënduar nga Luan Zhegu në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, në vitin 1987, dhe teksti i shkruar nga Agim Doçi e muzika e krijuar nga Osman Mula kanë ardhur në zërin e Ronela Hajatit dhe reperit Vig Popa, me disa miksime të vogla, për të krijuar atmosferë verore. Agim Doçi u tregua i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në Gjykatë për të drejtat e autorit.
“Hajdutët do ndërshkohen patjetër!”.Edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati ka pranuar se nuk ka marrë leje për tekstin e këngës “A do të vish” nga tekstshkruesi Agim Doçi, duke u mjaftur me miqësinë që pretendon se ka me të. Ajo tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre.
“Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë!”, tha ajo. Por nuk zgjati shumë dhe erdhi një dekaratë tjetër nga Doçi. Autori i këngës “A do të vish” foli për projektin muzikor që është bërë remake nga Ronela Hajati dhe Vig Poppa
Në emisionin “Shqipëria Live”, Agim Doçi tha se në këngën e saj “Alo”, Ronela Hajati ka cituar Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues, jo autor. Ndër të tjera, nuk u kursye ndaj Luan Zhegut, për të cilin tha se nuk e ka për herë të parë krahëmarrjen, por nga ana tjetër përgëzoi Ronela Hajatin kësaj here dhe i uroi sukses.
Në fund ai e fali duke thënë: “Asokohe, u quajt këngë buletin. Zoti Zhegu nuk e ka për herë të parë këtë krahëmarrjen. Ronela ka bërë shumë mirë që e ka marrë dhe i uroj sukses! Do ishte kënaqësi e madhe nëse merren perlat, por jo të bastardohen. Ronela të flejë e qetë se xhaxhi Gimi nuk e ka hedhur në gjyq”.