Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e megaoperacionit ku u arrestuan zv.drejtori i Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe oficeri i Policisë së Drejtorisë së Kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha bëhet e ditur mënyra se si Policia e Vlorës ka kontribuuar në kalimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
“Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe mbështetjen e ZV.Drejtorit të Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj
Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.
Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë që Ilirjan Balla dhe Ferstim Lelaj”, thuhet në dosje.
Po ashtu në material thuhet se falë këtyre lidhjeve Ilirjan Duçellari (Lani) bënte të mundur që kishte me policinë bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh.
Një bashkëpunëtor i drejtësisë gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar: Nga toka Lani kishte persona të ndryshëm, por sidoqoftë kishte armik Drejtorin, ndërsa sa i përket detit kishte, drejtorin e Kufirit ishte impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon me policinë. Ky ka ardhur disa herë ka folur për të garantuar pjesën e detit dhe ka ardhur bashkë me një person tjetër edhe ai punonte në polici, ishin moshatar, më dukej se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. / Top Channel