Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për motin për javën që po presim përpara.
Sipas këtij shërbimi nesër ( 5qershor) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.
Të martën do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Të mërkuren, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Statusi i plotë:
Përshëndetje nga SHMU!
Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara.
Dita e hënë pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.
Dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Të mërkuren, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Përsa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.