Argjentinë-Kolumbi është gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Amerikës pas Brazil-Peru. Kombëtarja albiceleste mposhti 3-0 Ekuadorin. Fantastik Leo Messi me dy asiste dhe një gol.
Në fillim dhuroi topat e golave të Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez, teksa në minutat shtesë vendosi të realizojë vetë një supergol nga goditja e dënimit. (90+3′).
Ekuadori e mbylli takimin me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Piero Hincapie (90+2′). Argjentina do të sfidojë Kolumbinë për një biletë në finalen e madhe.
0-0 u mbyllën 120 minutat mes Uruguait dhe Kolumbisë. Pak raste për gol nga të dy skuadrat, që gjithsesi luftuan fort kundër njëra-tjetrës.
Fati i penalltive i buzëqeshi Kolumbisë. David Ospina priti goditjet e Jose Maria Gimenez, Matias Vina, teksa kolumbianët u treguan më të saktë dhe festuan kualifikimin.
Argjentinë-Kolumbi do të zhvillohet më 6 korrik në Brasilia, ndërsa një ditë më parë Brazili do të ketë përballë Perunë në Rio De Janeiro për një biletë në finalen e madhe