Nga raportimet e fundit mësohet se viktima Kujtim Metushi është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij në Lezhë, konkretisht në banjo.
I ndjeri kishte humbur jetën dy ditë më parë, ndërkohë fqinjët e kuptuan se kishte diccka nuk shkonte pasi rubineti i ujit rrinte i hapur prej dy ditësh.
Mbrëmjen e sotme, zjarrfikëset kanë hyrë në shtëpinë e viktimës pasi komshinjtë kishin raportuar për aromë të keqe.
“Kanë qenë banorët e lagjes që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë parë rrjedhjen e një rubineti. Më pas ata kanë nuhatur aromë të keqe dhe kanë lajmëruar policinë. Së bashku me zjarrfikësen kanë shkuar në banesë për të verifikuar. Në momentin që janë futur kanë gjetur kufomën në tualet. Mendohet se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Viktima jetonte i vetëm. I vetmi i lajmëruar është motra e tij. Pritet nxjerrja e trupit. Nuk dihet sa dite kishte në banesë, por dyshohet të paktën 2-3 ditë. Banorët thonë se nuk ka pasur probleme shëndetësore së fundmi”./ Faxweb/