Situata epidemiogjike në Shqipëri vijon të jetën nën kontroll, pavarësisht se varianti Delta i covid është kërcënimi i radhës me të cilin po përballet bota.
Fatmirësisht, tashmë prej disa ditësh me radhë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë të vdekur
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër
Ajo që bie në sy është se ka një shtim të rasteve aktive. Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
5 pacientë në spital
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Të shëruar
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (8 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2980
Testime totale 826,513
Raste pozitive 132,565
Raste të shëruara 130,037
Raste Aktive 72
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Korçë 10
Elbasan 8
Shkodër 6
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Lezhë 2
Gjirokastër 2
Kukës 1