BallinaKryesoreVIDEO/ “It’s comming home” pas 55 vjetësh: Anglia shkon në finale me...

VIDEO/ “It’s comming home” pas 55 vjetësh: Anglia shkon në finale me Italinë

spot_img
spot_img

Anglia do të jetë kundërshtari i Italisë në finalen e Euro 2020. Në Wembley Tre Luanët kalojnë 2-1 Danimarkën në përfundim të një gjysëmfinale të luftuar: skandinavët në avantazh me një perlë të Damsgaard (30′) nga goditja e dënimit, por u arritën nga një autogol fat keq i Kjaer (39′). Në shtesë vendosi Kane, duke shtyrë në rrjetë (104′) penalltinë e grushtuar nga Schmeichel. E të mendosh që danezi ishte portieri i preferuar i sulmuesit të Tottenham me 14 gola të realizuar përballë tij, që i coi tani në 15.

NJË JETË PA FINALE
Anglia kthehet të luajë kështu një finale pas 55 vjetësh pas asaj të Botërorit ’66 dhe si atëherë, do ta bëjë në shtëpi, përsëri përballë tifozëve të saj, që do të jenë arma më shumë për të provuar të vendosin në vështirësi Italinë e Mancini në një sfidë që parashikohet vërtetë spektakolare. Të besuarve të Southgate iu desh shumë lodhje (e të falenderojnë fatin e mirë) për arritjen në finale, por në fund shkojnë në takimin e të dielës me meritë, pavarësisht një penalltie vendimtare të kontestuar.

STERLING ‘HIDHET’, NË VAR ËSHTË KRYEMINISTRI
E në fakt, kontakti i gjykuar 11 metërsh nga hollandezi Makkelie e konfirmuar më pas edhe nga VAR duket se ka ekzaltuar tifozët në rrjetet sociale, që kanë nisur të ironizojnë me meme spektakolare hedhjen e shëmtuar të Sterling e ndërhyrjen në VAR, duke vendosur aty Kryeministrin Boris Johnson.

 EURO 92 MBETET UNIK
Danimarka tregoi edhe një herë, a thua se ishte e nevojshme, se nuk është vetëm skuadra që u kompaktësua dhe reagoi ndaj tronditjes së pësuar nga infarkti në fushë i Eriksen, por se është një grup plot amalgam, i aftë të bashkojë kualitetin dhe shpirtin e sakrificës nën drejtimin e një trajneri të madh. Ecuria e djemve të Hjulmand është sidoqoftë në historinë e Europianit e do të mbetet e dytë vetëm ndaj atij të fituar në 1992.

OBJEKTIVI I DYFISHTË I KANE
Me mendjen tek Kupa është e kotë të thuhet se Harry Kane nuk mendon edhe për ‘Këpucën’. Anglezi është më në formë se kurrë ku pas ‘’thatësirës’’ në grupe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 4 herë në tre sfidat e fundit me kombëtaren. Tani në finale sulmuesi do të luajë për një ose dy gola që do ti jepnin trofeun e golashënuesit më të mirë, duke befasuar kështu në ndeshjen e fundit Cristiano Ronaldon e Portugalisë me 5 gola e Patrick Schick të Republikës Ceke po me 5.

KRYEMINISTRI JOHNSON E 60 000 TIFOZËT MAGJEPSEN NGA ANGLIA
Nga Kryeministri britanik Boris Johnson, i veshur me fanellën e kombëtares së Anglisë, te Princi William, presidenti i nderit i Federatës Angleze të Futbollit: tribuna e nderit ka qenë e kompletuar në Wembley për gjysmëfinalen që Tre Luanët fituan 2-1 kundër Danimarkës. ‘Fati’ apo ‘tersi’ i Anglisë (varet si e sheh) mund të ketë qenë pikërisht numri 1 i qeverisë britanike. Pasi mungoi në pesë ndeshjet e para të ekipit kombëtar të Anglisë, Kryeministri u paraqit në Wembley i shoqëruar nga gruaja e tij Carrie dhe, duke qenë se Anglia fitoi, ashtu si ka bërë në 5 nga 6 ndeshjet e luajtura në Euro 2020, prishja e rekordit të pathyeshmërisë në golin e Damsgaard mund të konsiderohet edhe ters. Ndër 60,000 të pranishëm në stadiumin e Londrës ishin David Beckham dhe komediani James Corden, por edhe Marie Cavallier, Princesha e Danimarkës, që mbështeti ekipin e saj kombëtar.

ITALIA, RIVALI QË E VËZHGONTE NGA EKRANI
Kombëtarja italiane, e freskët nga fitorja e shkëlqyer ndaj Spanjës në gjysmëfinale, e cila i dha të drejtën e finales së Euro 2020 të dielën, pasi përfundoi stërvitjen e orës 18.30, në të cilën Mancini vendosi të djerësiste (me dyer të mbyllura) vetëm ata që nuk luajtën kundër iberikëve, janë mbledhur të gjithë bashkë për të parë përplasjen e Anglisë me Danimarkën. Italianët kanë vëzhguar me detaje kundërshtarin e të dielës dhe është e sigurtë se dicka për ta shfrytëzuar kanë gjetur, sidomos po të kesh parasysh faktin se më në fund edhe anglezët e pësuan një gol në Europian.

FINALJA E WEMBLEY NGJYROSET E KALTËR
Stadiumi Wembley do të ngjyroset pak më tepër blu për finalen e Euro 2020. Përveç shumë italianëve që jetojnë në Londër, në fakt, do të jenë edhe 1000 tifozë nga Italia për të ndjekur ndeshjen që do të caktojë titullin e Kampionit të Evropës. Uefa dhe autoritetet britanike kanë rënë dakord për një shmangie nga dispozitat aktuale që parashikojnë detyrimin e karantinës për ata që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë imponojnë pajtueshmëri me një seri kufizimesh mjaft të ngurta. Konkretisht, tifozët nga Italia do të jenë në gjendje të qëndrojnë në territorin britanik për një maksimum prej 12 orësh, por do të duhet të arrijnë në Londër duke respektuar konceptin e “flluskës së sigurisë” përmes përdorimit ekskluziv të fluturimeve charter dhe të transportit të dedikuar nga aeroporti i mbërritjes në Londër në stadium dhe anasjelltas (organizuar direkt nga FIGC), ata do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës së ndeshjes në një sektor specifik të sistemit për të garantuar flluskën e sigurisë dhe do të duhet të plotësojnë një formular online brenda 48 orëve para nisjes.

ÇFARË NDESHJE PRESIM
Italia ka treguar fytyrën tjetër kundër Spanjës, atë me të cilën idektifikohet: solide prapa e aftë të vuajë, por edhe të fitojë. Tani Mancini ka dilemën nëse duhet të bëjë edhe me anglezët e frikshëm të njëjtën gjë. Zotërimi i topit i Spanjës e ka bërë teknikun të reflektojë. Do të mungojë Spinazzola, rrezikon shumë Chiesa, por është gati Florenzi, pjesa tjetër janë gati. Southgate në anën tjetër nuk ka asnjë problem dhe është gati ta kthejë në shtëpi kupën që e ka torturuar si lojtar e ka mundësinë ti marrë revanshin si trajner.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular