BallinaKryesoreKush po i përdor komisionerët publikë?! Pse po selektojnë apelimet për gjyqtarët/prokurorët!?

Kush po i përdor komisionerët publikë?! Pse po selektojnë apelimet për gjyqtarët/prokurorët!?

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj

Dy komisioneret publike prane “vetingut”, Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa, sipas ligjit, kane per detyre te ankimojne vendimet e mos shkarkimit te prokuroreve/gjyqtareve ne Kolegjin e Posacem te Apelimit gjithmone ne rastet kur ata mendojne se ai ose ajo NUK duhet te jete ne sistemin e drejtesise pas dhenies se vendimit nga KPK-ja! Pra, nese nje prokurore/gjyqtare kalon shkallen e pare, jane keta dy komisioner qe mund te ankimojne vendimin ne Apel!!
#Por cfare po ndodh!!?
Dy komisioneret Sina e Ballhysa kane ngrit nje praktike te paprecedent! Sipas statistikave ata ankimojne ne Apel, ne menyre selektive vendimet ku prokurori/gjyqtari eshte vleresuar pozitivisht nga tre anetaret e vetingut! Ndersa rezultojne dhjetra raste, kur dy komisioneret NUK ankimojne vendimet kur trupa gjykuese e vetingut ndahet ne vota, dy me nje! Pra per komisioneret nuk perben shkak per te kerkuar shkarkimin e prokuroreve/gjyqtareve ne Apel, kur nje nga anetaret e KPK-se thote qe subjekti duhet te shkarkohet dhe jep mendimin e pakices pse duhet te shkarkohet! Ndersa, komisioneret, ankimojne vendimet ne menyre SELEKTIVE dhe te cuditshme ndaj disa prokurore/gjyqtare qe kane kaluar shkallen e pare me tre vota, unanime! Dy komisioneret, kush i NDALOJE te apelojne vendimet per gjyqtaren e Apelit Edlira Petri (bashkshorten e S.Sadushit), po per gjyqtaren e Apelit administrative Altina Nasufi, gjyqtarin njeherazi kryetar i Gjykates se Tiranes Petrit Çomo, prokurorin e Tropojes Artan Shtungza, prokuroren Aferdita Vatnikaj (Ndou), prokuroren Marjeta Zaimi, prokurorin e Arenc Çela e prokurorin e SPAK-ut Klodian Braho e disa te tjere! Po ONM-ja, pse nuk bertete edhe per keta qe kane kaluar shkallen e pare me vota te ndara??! Pse ONM-ja nuk i kerkon komisionereve, meqense ata nuk ndihen, ti ankimonin keto raste?! Kush i ndaloje ta benin ankimin edhe pse nje anetare i KPK-se rendit argumentet per shkarkim!? Nga ana tjetee, dy komisioner, kane ankimuar vendimet e dhene ne menyre UNANIME si per rastin e prokurorit Arben Dollapi, Besnik Cani, Gentjan Osmani, Elizabeta Imeraj, Antoneta Sevdarin, etj etj! Pra keta edhe pse kane kaluar ne menyre UNANIME nga shkalla e pare, vendimet e tyre jane ankimuar nga komisioneret!?! Nuk do te thoja asnje fjale, nese te gjithe ata qe kalojne me dy vota, komisioneret ti apelonin, por kjo nuk po ndodh dhe kesaj i vjen ere e keqe, pasi dikush po i perdore sipas interesave te caktuara! Cka me ngre dyshimet se sic po selektohen gjyqtaret/prokuroret nga disa standartet e vetingut, te njejtin selektim po e bejne edhe komisioneret publike! Ose thene ndryshe, Komisioneret, tashme jane kthyer ne sigurese ose diga e dyte e atyre qe NUK duhet te kalojne apo duhet te kalojne. Pra, nese pa dashur KPK-ja ben dicka qe nuk ju pelqen hartuesve te listave, atehere vihen ne loje dy komisioneret publik me turne! E ONM-ja kujtohet dhe uleret vetem per rastet kur atyre i kane fry te veshi me letra anonime e te sajuara apo edhe ne takime private! Ky pra eshte standarti i vetingut, komisionereve publike dhe ONM-se fatkeqesishte!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular