Martin Braithwaite është tani lojtari më i pasur i Barcelonës për shkak të suksesit të tij në biznesin e pasurive të patundshme në SHBA
Mediat e huaja raportojnë se kompania e Braithwaite po lulëzon në SH.B.A. dhe ka një vlerë marramendëse 181 milionë £ (250 milionë dollarë), katër vjet nga investimi në biznes
Danezi investoi 617,000 £ (850,000 dollarë) në vitin 2017 me xhaxhain e tij, por tani pasuria e tij ka shkuar në 180 milionë paund, ose 250 milionë dollarë.
Futbollisti i Barcelonës zotëron 1500 apartamente në New York së bashku me xhaxhain e tij, Filip Mikael. Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, pasuria e sulmuesit është në rritje pasi pritet që të bëhet pronar i 500 apartamenteve të tjera.
Danezi gjithashtu ka një biznes veshjesh me gruan e tij dhe zotëron një restorant në Barcelonë.
Me kontratën e Messit që ka skaduar në fillim të këtij muaji, Braithwaite është teknikisht lojtari më i pasur i Barçës.
Braithwaite befasoi me paraqitjet e tij të mira në “Euro 2020” duke shkëlqyer në kombinimin e sulmit me mefushën daneze.
Ai arriti të shkojë deri në gjysëmfinale me ekipin e tij, për t’u eliminuar më pas nga Anglia.