Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot paradite në një aks rrugor në Laç, ku një makinë është ndarë më dysh nga trafikndarësja.
Siç mund të shikohet edhe nga pamjet, mjeti është ndarë më dysh nga hekuri i trafikndarëses. Shoferi i automjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shoferi udhëtonte vetëm, në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen.
Kalimtarët i kanë dhënë ndihmën e parë shoferit, identiteti i së cilit nuk dihet akoma.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.