Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Levan-Tepelenë, ku mbeti i lënduar drejtuesi i automjetit. Ai është 46-vjeçari, Maksi Habeja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh. “News24” raporton se në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.
Mësohet se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Ndërkohë qytetarë të rastit janë ofruar dhe i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 46-vjeçarit, duke u përpjekur t’i qetësojnë. “Jeni shumë mirë qetësohuni”, dëgjohet të thotë një qytetare teksa përpiqet t’i ndihmojë të lënduarit.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Po ashtu mësohet se e gjithë familja është transportuar në spital për të kryer kontrollet e nevojshme.