BallinaBotaISIS kërcënon me sulme Italinë

ISIS kërcënon me sulme Italinë

spot_img
spot_img

Shteti Islamik ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë dhe ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio. Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane mbajtur gjatë samitit kundër terrorizmit të organizuar mes Italisë dhe SHBA-së gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Romë nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Në tekst përmendet shpesh se “shteti islamik do të marrë Romën”, por mediat italiane shkruajne se “shërbimet e inteligjencës italiane nuk kanë sinjalizime shqetësuese për sigurinë.”

“Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera”,-  tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetësuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular