Penalltia e fundit e pritur nga Donnarumma bëri që italianët të shpërthejnë në festë. Jo vetëm tifozët fatlum që e ndoqën ndeshjen live nga Wembley por në çdo shesh të Italisë, në çdo rrugë e rrugicë, fansat “azzurrë” festuan si të çmendur këtë sukses fantastik të përfaqësueses së tyre.
Puthje, lot gëzimi, e festë deri në orët e para të mëngjesit, për italianët kjo ishte thjeshtë një nate magjike.