BallinaKronikeEMRI/Lirohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Marjel Mejdi në Sarandë

EMRI/Lirohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Marjel Mejdi në Sarandë

spot_img
spot_img

Gjykata e Sarandës të enjten ka liruar një nga autorët e plagosjes së avokatit, Marjel Mejdi.

Mësohet se Aleks Rexha, 58-vjeç, i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim është paraqitur ditën e sotme për masën e sigurisë.

Prokurori i çështjes, kërkoi arrest me burg, 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor. Nga ana tjetër, gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” edhe pse akuza ka qenë e rëndë.

Po ashtu, avokati Marjel Mejdi, ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme, në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

Kujtojmë se disa persona i zunë pritë avokatit Mjedi, në Sarandë, e zbritën me force nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkopa bejsbolli. Ngjarja ndodhi 10 ditë më parë në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

Ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup. Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndërkohë bëhet me dije se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.

Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular