Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se SPAK duhet të nisë punën me abuzimet me fondet nga qeveria.
Abilekaj theksoi se ka raste që dihen haptazi, të njerëzve që mbajnë funksione të larta e nuk justifikojnë paranë.
“Prokurorët ndjekin paratë. Prandaj vjen një strukturë e posaçme. Është turp që të thuash që nuk e dinë se nga e kanë paranë disa funksionarë. Janë raste aq të hapura, sepse prsh blen makinë super të shtrenjtë apo ndërton fabrikë, kur nuk justifikon paratë.
Kemi para të pajustifikuara edhe te korrupsioni i nivelit të lartë, por edhe tek krimi i organizuar. Nëse ndiqet parraja, do të kemi shumë para që çlirohen. Të ndëshkohen, të krijohet ideja që këtu nuk mund të mbash paranë e pajustifikueshme”, u shpreh Abilekaj.