BallinaKronikeU qëllua me një plumb pas koke, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare...

U qëllua me një plumb pas koke, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari investigativ në Holandë

spot_img
spot_img

Një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative në Holandë, Peter R. de Fries, të enjten ndërroi jetë në një spital në Amsterdam, pas një atentati që iu bë me armë zjarri disa ditë më parë.

Peter R. de Fries, baba i dy fëmijëve, u qëllua nga një person ende i paidentifikuar nga policia në një rrugë në Amsterdam, pasi ishte larguar nga një studio televizive ku ishte ftuar.

Ai u qëllua me një plumb në kokë, duke e lënë të plagosur për disa ditë dhe në gjendje shumë të rëndë për jetën. Edhe pse shpresat ishin shumë të pakta, stafi mjekësor i “VU Medical Center” bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

Peter, 64-vjeç, kishte marrë vazhdimisht kërcënime me jetë. Autoritetet holandeze kanë arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes së tij.

Njëri është një 35-vjeçar me shtetësi polake, banues në Mauritius në provincën e Gelderland dhe tjetri është një 21-vjeçar, me shtetësi holandeze dhe banues në Roterdam.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e dënoi sulmin ndaj gazetarit, duke e konsideruar atë si “një sulm ndaj themeleve të vlerave europiane”.

Kryeministri holandez, Mark Rutte e quajti një atentat “tronditës dhe të paimagjinueshëm”.

Mbreti i Holandës, Ëillem-Alexander dhe gruaja e tij, Mbretëresha Maxima, shprehën neveri për sulmin ndaj gazetarit 64-vjeçar.

Ai ishte një gazetar shumë i njohur në Holandë dhe madje tepër popullor për gazetarinë e tij investigative dhe të pavarur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular