Ndonëse ishte parashikuar që të mbante një fjalim në Kuvendin Kombëtar të PD-së në rolin e drejtuesit politik, deputeti i zgjedhur Agron Shehaj ka hequr dorë. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Osman Stafa. Mësohet se Shehaj, u tërhoq pas fjalimit që mbajti kryetari Lulzim Basha, ndërsa më pas është larguar nga Pallati i Kongreseve
Burime për Stafën thanë se ashtu si të gjithë drejtuesit e tjerë politikë, Basha ka kontaktuar edhe me Shehajn për ta ftuar e për të mbajtur fjalën ku do të fliste për zonat e tij elektorale dhe atë çka demokratët e cilësojnë ‘masakrën zgjedhore’.
Mes të tjerash burimet pohuan se Shehaj e kishte çuar emrin e tij për të folur në punimet e Kuvendit, por ditën e sotme ai është tërhequr pa dhënë asnjë sqarim (foto LSA).