BallinaKryesoreNumërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, Gjana: Ja sa do...

Numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, Gjana: Ja sa do të jenë gra te rinjë. Rezultati del…

spot_img
spot_img

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë, e nga këto, 5.703, të cilët dhe kanë votuar për këshillin e ri.

Sipas Gjanës, rezultati pritet të dalë pas mesnatës dhe risi është se në këshill, 90 anëtarë do të jenë femra dhe 45 do të jenë të zgjedhur nga forumi rinor i PD.

“Përfundimisht na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Nga raportimet që u morën kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët. Pas përpunimit të procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 ose diku te 69.8% e numrit të delegatëve të kuvendit.

 

 

Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë. Këto janë të dhënat e deritanishme. Vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet. Janë 598 kandidatura për 300 vende të Këshillit Kombëtar. Shpresoj që sonte pak pas mesnate do të nxirret kjo listë me 300 emra nga të cilët 90 do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga forumet rinore të PD-së dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Procesi zgjat.

Besoj të do të shihemi nesër në mëngjes, sepse pas mesnate do të jetë shumë vonë”, tha Gjana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular