Në një kohë kur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së po vazhdojnë dhe kryetari Lulzim Basha e mbajti fjalimin e tij, ai ka përcjellë edhe një mesazh tjetër, kësaj radhe nëpërmjet rrjeteve sociale:
“Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre, – shkroi Basha në Fb. – Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.
Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet,” ka përfunduan kreu demokrat.